Pas grumbullimit të të dhënave nga peshkaqenët në Gulf of Mexico (ku ditët e fundit pati një shpërthim të frikshëm dhe deti u përfshi nga flakët), u zbulua se llojet e ndryshme të peshkaqenëve kishin orare të ndryshme të daljes për gjueti gjatë ditës.
two researchers tagging bull sharks
Peshkaqenët “dem” të cilët njihen si më të rrezikshmit në botë, janë më tepër aktivë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërkohë që peshkaqenët “tigër” dalin për gjueti gjatë mesditës.
Peshkaqenët e “rërës” shfaqen gjatë orarit të pasdites më tepër, dhe ato “blacktip” sulmojnë prenë e tyre gjatë orës së mesnatës.
Për çudi, peshkaqenët çekiç me sy të vegjël shmangin të gjitha llojet e tjera duke qenë më aktivë gjatë natës.
Close up of aaccelerometer
Për të ndjekur lëvizjet e peshkaqenëve studiuesit vendosën pajisje smart në kurrizin e 172 prej tyre. Në total, ky studim nxorri rezultatet pas analizimit të 3,766 orë të dhënash. Është ende e paqartë arsyeja se pse peshkaqenët dalin për gjueti në orare të ndryshme, por studiuesit mendojnë se kjo ndodh për arsyen e “mospërplasjes” mes tyre.
Researchers from Murdoch University in Perth Australia looked at different kinds of sharks in the Gulf of Mexico and found those that share the same water have separate hunting times during the day
Dr. Adrian Gleiss shpjegon se në këtë mënyrë ato ulin garën për ushqim dhe ulin shancet e të rënit pre ndaj një specie më të madhe.
geek