Sara Hoxha ndan shpesh me ndjekësit në rrjete sociale detaje nga jeta e saj private. Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale, ku i ka lënë fansat të lirë ta pyesin në lidhje me çdo lloj teme.
Duke u përgjigjur kuriozitetit të fansave, Sara ka zbuluar se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ka bërë për hir të dashurisë.
“Lashë një pjesë të familjes sime pas për të krijuar familjen time”, është përgjigjur Sara dhe pas këtyre fjalëve të gjitha vajzat kanë gjetur veten.
Ajo ka treguar se aktualisht po jeton në Kosovë bashkë me Ledrin dhe vogëlushen e tyre, Poem.
E pyetur për këtë të fundit, nëse i dhuron puthje në buzë dhe nëse është pro apo kundër këtij veprimi të prindërve, Sara është përgjigjur:
“As pro as kundër… çdo njeri të bëj si të dojë. Unë Poem e puth dhe pse nuk dua, por nuk i rezistoj dot”.
Ndër të tjera, Sara ka treguar se njëri prej ndjekësve u kishte sugjeruar çiftit emrin e Poemës në Instagram, me të cilin ishin dashuruar menjëherë. Për këtë arsye, mami Sara dhe babi Ledri ranë dakord që fëmijën e tyre të parë ta quajnë Poem Blu. Por pse Poem?
Sara ka shpjeguar për ndjekësit se në fakt e vogla është si një Poem(ë), e shkruar nga vetë Sara dhe Ledri. E ku ka më bukur!
icon style