Një kopje e lojës The Legend of Zelda e viti 1987 sapo ka thyer rekordin botëror për shifrën më të lartë të paguar në një ankand për një video-game. Ajo u shit për shifrën marramendëse prej $870,000, ndërkohë që rekordi i mëparshëm e mbante kopja e rrallë e lojës origjinale Super Mario Bros, e cila u shit vetëm 3 muaj më parë për $660,000.

Çmimi fillestar me të cilin nisi ankandi i kopjes së The Legend of Zelda ishte $110,000, kryesisht për shkak të vështirësisë për t’u gjendur në treg, madje mendohet se ajo është e vetmja në gjendje mjaft të mirë. Ajo ishte një kopje mjaft e rrallë pasi ishte ende e pahapur nga paketimi origjinal dhe i përkiste variantit NES R, i cili ishte paraardhësi i variantit mjaft të njohur REV-A.

Historianët e lojërave e përshkruajnë këtë kopje si “kopja më e hershme ende e pahapur që një person mund të gjejë”. Me sa duket kjo lojë kishte “këmbën e mbarë” për kompaninë Heritage që organizoi këtë ankand, pasi u shitën dhe shumë lojëra të tjera klasike në paketim origjinal me çmime tepër të larta, të cilat mund t’i shikoni në listën e mëposhtme.

  • Super Mario World, SNES: $360,000
  • Super Mario Bros., NES (“jo Rev-A”): $228,000
  • Final Fantasy, NES: $204,000
  • Mario Bros., NES: $156,000
  • Contra, NES: $150,000
  • Super Mario Bros. 3, NES (një printim i rrallë i tekstit “Bros.” i vendosur në krahun e majtë): $120,000
  • Final Fantasy III, SNES: $96,000
  • Legend of Zelda: A Link to the Past, SNES: $96,000
  • Mike Tyson’s Punch-Out!!, NES: $84,000
  • Tecmo Bowl, NES: $45,600
  • Battletoads, NES: $38,400
  • Tengen Tetris, NES: $33,600

Ankandi është ende i hapur për lojëra klasike nga çdo gjeneratë e konsolave, si përshembull Crash Bandicoot 1, Tomb Raider 1 dhe shumë më tepër.

geek