Kompania që prodhon proçesorët Snapdragon, Qualcomm, ka vendosur të krijojë smartphone-in e saj. Smartphone-i i krijuar në bashkëpunim me Asus do të quhet “Smartphone for Snapdragon Insiders” dhe do të kushtojë $1,500.
Siç kuptohet nga emri, Qualcomm do t’ia shesë pajisjen komunitetit të Snapdragon Insider fan, i cili u lançua gjatë këtij viti. Idea është mjaft interesante, mirëpo kjo pajisje nuk duket dhe aq ndryshe nga pajisjet e tjera flagship në treg, të cilat kanë një çmim më të arsyeshëm.
Specifikat janë ato tipike për një smartphone flagship: 512 GB internal storage, 16 GB RAM dhe një ekran 6,78 inç 144Hz OLED. Sigurisht që proçesori i përdorur do të jetë nga Snapdragon, por shumë e çuditshme është zgjedhja e Snapdragon 888 kur kompania ka prezantuar versionin e ri më të shpejtë 888 Plus. Kur paguan $1,500, ti pret të përdorësh pajisjen me komponentët më të avancuar të teknologjisë, dhe jo të gjeneratës së kaluar.
Bateria ka kapacitetin 4,000mAh. Nuk është kapaciteti më i madh që kemi parë ndër smartphone-t flagship, por e rëndësishme është që suporton karikimin e shpejtë 65W. Në pjesën e pasme të smartphone-it gjenden 3 kamera, sensorët e të cilëve janë marrë nga smartphone-t Asus.
Aktualisht në treg ka pajisje më të mira dhe me çmim më të arsyeshëm se $1,500 që Qualcomm kërkon për “Smartphone for Snapdragon insiders”, prandaj ne ju këshillojmë të shmangeni nga ky produkt nëse nuk dëshironi të shpenzoni shuma të mëdha parash.
geek