Një dyndje e madhe qytetarësh në sheshin Skënderbej është vënë re mbrëmjen e sotme, teksa pak minuta na ndajnë nga përballja e madhe e kësaj të diele Itali-Angli.

Rrugëtimi 1 mujor i Euro 2020 erdhi drejt fundit mbrëmjen e sotme. Njëra nga skuadrat do të shkojë me trofeun në shtëpi dhe tjetra vetëm me kënaqësinë e finales.

Tifozët e të dyja skuadrave janë të shumtë në vendin tonë dhe të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të dalin në shesh për të parë supersfiden.

Madje nuk kanë munguar as tensionet për një moment mes tyre dhe punonjësve të sigurisë por gjithcka është zgjidhur shumë shpejt.

Sic shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, të shumtë janë tifozët në radhë që presin të zënë një vend në ekranin e madh të vendosur në shesh.

fax