Anglia gjen golin e parë që në minutën e dytë në finalen e Euro 2020 me Italinë. Një harkim nga Trippier dhe Luke Shaw ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë.
Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi: topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma.
Është goli i parë i mbrojtësit anglez në Euro 2020 dhe i pari me fanellën e kombëtares, teksa regjistron ndeshjen e 15-të në total.
Anglia mori frenat e lojës në dorë dhe mund të kishte shënuar edhe golin e dytë. Italia, e shokuar nga goli I shpejtë, futet në lojë pas minutës së 25-të. Për t’u përmendur rasti i Chiesa-s, që për pa centimetra nuk gjen portën.
Azzurrët kanë qenë tri herë në finale të Kampionateve Evropiane në të kaluarën (1968 – kampion; 2000 – nënkampion; 2012 – nënkampion) dhe kjo është finalja e katërt në të cilën marrin pjesë.
Tre Luanët bënë historinë në turneun e sivjet, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të madhe të Kampionatit Evropian