Bashkëshorti i Aurela Gaçes ka vendosur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe shumë rrallë kemi parë imazhe të tij në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka vendosur që të thyejë këtë rregull pasi këngëtarja ka zbuluar se Skerdi do të jetë protagonisti i videoklipit të radhës së saj.
“Ju prezantoj me partnerin e videoklipit Ai do te qendrojë sa me larg vëmendjes publike, por kësaj here iu dorëzua këngës së re qe ka PREMIEREN sot ora 18:00! Per shume arsye… por presim dhe pak ore “ÇUPA NGA VLORA” …PËR PAK ORË ……”, ka shkruar Aurela.
Kujtojmë se në shtator të vitit që lamë pas, artistja ka festuar 7-vjetorin e martesës së saj, që u mbajt në 20 shtator 2013. Këngëtarja shqiptare publikoi një foto nga dasma e saj ku shfaqet me bashkëshortin Skerdi dhe vajzën e saj. Ajo ka kujtuar festën e asaj dite, kur ka kërcyer e kënduar bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Grace.
Por ndër të tjera ka thënë se vajza e vogël Abigail do të kërkojë të jetë e pranishme në një tjetër festë dasmë, që sigurisht ekziston në planet e Aurelës.
Bëhet fjalë për një festë të dytë dasme që këngëtarja ka thënë se do ta bëjë në 20 shtator 2023.
Statusi i Aurelës:
20 /Shtator / 2013
7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.
Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe ..
Si thoni @geraldina_sposa ? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani , thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?
icon style