Një lëkurë me shkëlqim dhe plot jetë është një dëshirë e përbashkët e të gjitha grave. Për të mbajtur larg rrudhat, thatësinë e lëkurës, puçrrat, papastërtitë, celulitin dhe shqetësimet e tjera që mund të prekin lëkurën, nuk mjafton vetëm trajtimi me produkte specifike, por duhen integruar edhe ushqimet e duhura në rutinën e bukurisë: për fat të mirë tek ushqimet gjenden vitaminat e duhura që i bëjnë mirë lëkurës dhe janë shumë të mira.
Shumë studime kanë evidentuar faktin që dehidratimi i lëkurës, thatësia dhe plakja e parkohshme mund të jenë të lidhura me mungesën e vitaminave. Ja cilat janë katër vitaminat që i bëjnë mirë lëkurës dhe ushqimet që janë më të pasura me to.
Vitamina C
Falë vetive antioksidante, mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e parakoshme. Favorizon gjithashtu prodhimin e kolagjenit, një proteinë prej së cilës është ndërtuar lëkura dhe e mban të tonifikuar dhe kompakte. Gjithashtu, i bën mirë qarkullimit: ndihmon në luftimin e celulitit dhe mbajtjes së lëngjeve. Ka shumë burime të mira të vitaminës C si kivi, rrushi francez, luleshtrydhet, sallata jeshile.
Vitamina A
Një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar vitaminën A është të konsumosh sa më shumë ushqime si peshku, mishi, qumështi dhe perime si panxhari, karotat, kungulli dhe sallata jeshile. Lufton radikalet e lira që formohen në lëkurë dhe e mbron nga plakja.
Vitamina H
E njohur edhe si vitamina e bukurisë ose biotina, është një aleate e shkëlqyer për të pasur një lëkurë me shkëlqim dhe plot shëndet. Burime të shkëlqyera të saj janë qumështi dhe derivatet e tij, perimet, vezët, bishtajat dhe frutat e thata.
Për ta absorbuar më mirë, kombiniojeni me ushqime të pasura me zink. Një çift i shkëlqyer? Perime të stinës me hudhra ose sallatë me pulë dhe arra.
Vitamina E
Vitamina E mbron lëkurën nga plakja. Gjendet me bollëk tek perimet me gjethe jeshile si spinaqi. Ideale është ta kombioni me burime të mira yndyrash si vaji i ullirit i cili favorizon absorbimin e saj.
living