Ka mbërritur në Gjykatën e Lushnjes Sajmir Mecani, shtetasi i cili akuzohet se ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen 89-vjeçare.

Një ngjarje tepër e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik. Dyshohet se mbrëmjen se shtunës shtetasi i sipër përmendur ka dhunuar të moshuarën 89-vjeçare, nënën e njerkut të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Grabjan, ku në gjendje të dehur 36 vjeçari e ka goditur e më pas zhveshur  89-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të mëdha në fytyrë e trup.

Ka qenë djali i se moshuarës që e gjeti të zhveshur nënën e tij. Ismet Mecani hedh akuza se 36-vjeçari madje edhe e ka përdhunuar.

Sipas Ismetit, Sajmiri nuk ka atësinë e tij, pasi është fëmijë i gruas se tij nga martesa e mëparshme. Ai tregon se i riu ka qenë person problematik lidhur me dhunimet seksuale pasi disa kohë më parë ka tentuar të kryej marrëdhënie me një familjar tjetër ne Greqi.

Policia e Divjakës e dërgoi të moshuarën në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë mjekësia ligjore do të bëje ekzaminimin e 89-vjeçares për të konstatuar akuzat e familjarëve.

Gazetarët i kërkojnë të heq kapuçin në momentin që ai del nga makina e policisë, por Meçani nuk ka pranuar duke iu kthyer dhe ashpër gazetarëve: “Ik ore, më lini rehat”.

Fax