Dragan Markoviç aka Palma, kreu i partisë ‘Serbia e Bashkuar’ dhe një partner i koalicionit Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mos i kalojnë pushimet e verës në Shqipëri.

Sipas mediave serbe, Markoviç tha se nuk mund ta kuptonte se si dikush mund të shkonte në vendin i cili “nxiti gjithçka që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve”.

“Unë nuk mund ta kuptoj dikë që thotë -‘ kam një kohë të këndshme në Shqipëri.’

“Ne nuk duhet ta shesim Golgotën që përjetuam si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë, kur u kryen krime të tmerrshme kundër serbëve dhe kur të gjithë serbët u dëbuan falë Shqipërisë.”, tha Markoviç.

Markoviç është në qytetin e tij të lindjes Jagodina në Serbinë qendrore, ku ai kryeson autoritetet lokale. Ai është i njohur gjithashtu si një promovues i turizmit në Greqi dhe i merr njerëzit e Jagodinës rregullisht në Halkidiki, në kurriz të buxhetit të qytetit.

fax