Bregdetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të baticave për shkak të një “lëkundjeje” në orbitën e Hënës. Një studim i ri nga NASA dhe Universiteti i Hawaii, paralajmëron se ndryshimetnë orbitën e Hënës gjatë dekadave të ardhshme mund të shkaktojnë përmbytje rekord në Tokë.

Përmes hartës së skenarëve të ngritjes së nivelit të detit studiuesit zbuluan se përmbytja në qytetet bregdetare amerikane mund të jetë disa herë me e rëndë se në vitet 2030, atëhere kur “lëkundja” tjetër e Hënës pritet të fillojë.

Sipas ekspertëve pritet që përmbytjet të dëmtojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe të zhvendosin komunitetet. Gjithashtu, studimi ka nxjerrë në pah edhe situatën e rëndë me të cilën po përballen qytetet bregdetare. Lëkundja hënore është në të vërtetë një dukuri natyrore e cila ka ndodhur për herë të parë në 1728.

Orbita e Hënës është përgjegjëse për periudhat e baticave të larta dhe të ulëta rreth çdo 18.6 vjet. Por, kësaj here, shkencëtarët janë më të shqetësuar. Me rritjen e nivelit të detit për shkak të ndryshimit të klimës, përmbytjet e rrymës së lartë pritet të jenë më intensive dhe më të shpeshta se kurrë më parë, duke përkeqësuar parashikimet tashmë të zymta.

fax