Prokuroria pogrdecit skandaliProkuroria e Pogradecit, e cila në pak kohë ka ndërruar disa drejtues dhe çështjet për hetim kanë kaluar në duar të prokurorëve të ndryshëm, zvarrit hetimet për çështje të caktuara në shkelje të ligjit.
News 24 ka denoncuar vonesën përtej limiteve ligjore të hetimeve, per një aksident rrugor të ndodhur në fund të vitit 2019. Kjo çështje ka kaluar në duart e 4 prokurorëve, të cilët sapo marin dosjen nisin veprimet hetimore nga e para. Referuar kodit të procedurës penale për të hetuar një çështje, afati ligjor është 3 muaj dhe më pas çështja kalon për gjykim. Në rast se veprimet hetimore nuk mbyllen brenda 3 muajve, atëherë kërkohet një shtyrje afati edhe me 3 muaj të tjerë. Kjo shtyrje mund të vijojë deri në 1 vit nga regjistrimi i veprës penale. Nëse rasti që po hetohet është i komplikuar afati i hetimeve zgjatet më shumë se 1 vit vetëm me urdhër të prokurorit të përgjithshëm.
Por për rastin konkret nuk ka asnjë argument për shtyrje afatesh për aq kohë sa ekspertimi teknik për përcaktimin e fajtorit të aksidentit është bërë, dhe mjetet e përfshira në aksident, prej 2 vjetësh qëndrojnë të sekuestruara si provë materiale në dispozicion të hetimit.
News24 kontaktoi me prokurorin e fundit të cilit i është ngarkuar kjo çështje Gjergj Cekën. Ai pretendon se i duhet ende kohë për të hetuar një aksident automobilistik të ndodhur në vitin 2019.
Kjo nuk është hera e parë që prokurori i pogradecit Gjergji Ceka mban përtej afateve të arsyeshme të bllokuara mjete te përfshira në shkelje. Në shkurt të këtij viti emisioni investigativ STOP denoncoi mbajtjen nën sekuestro përtej afateve të një mjeti të dhënë me qera, me të cilin u konstatua se ishte bërë transporti i disa emigrantëve të paligjshëm.
Megjithëse autori i kësaj vepre penale u arrestua, prokurori prej 4 muajsh mbante të bllokuar mjetin ML të një kompanie që jepte makina me qera. Vetëm pas ndërhyrjes së medias mjeti iu kthye kompanisë dhe hetimet vijuan për veprën penale dhe të dyshuarin.
panorama