Realme është një kompani që ofron smartphone high-end me çmimet më konkuruese. Mirëpo smartphone-i i ri që u prezantua vjen me një dizajn interesant me një arsyetim të përshtatshëm për periudhën post-COVID.

Ai do të quhet Realme GT Master Edition dhe do të jetë i pari në botë që do të ketë pjesën e pasme të mbuluar nga lëkura vegane në ngjyrën “cement grey”, të krijuar në bashkëpunim me Naoto Fukasawa, autografi i të cilit do të gjendet në pjesën e pasme mbi lëkurë.

Sipas kompanisë, Realme GT Master Edition ka si qëllim t’i ngjajë një valixheje për t’i rikthyer perdoruesve kujtimet e udhëtimeve, të cilat u rralluan shumë për shkak të pandemisë. “Fukasawa shtoi këto nivelime paralele të cilat simbolizojnë kënaqësinë e udhëtimeve, diçka që na mungon shumë gjatë këtyre ditëve. Ne shpresojmë se dizajni do të inspirojë të rinjtë të tregohen të guximshëm dhe të eksplorojnë.” tha CEO i Realme përmes një tweet-i.

Raportimet e tanishme tregojnë se ky smartphone do të vijë me një proçesor Snapdragon 778G, ekran AMOLED me refresh rate 120Hz, 3 kamera në pjesën e pasme, bateri me kapacitet 4,300mAh dhe aftësi të karikimit të shpejtë 65W.

Realme GT Master Edition pritet të prezantohen në datën 21 korrik në Kinë.

geek