Tashmë Xiaomi është shitësi i dytë më i madh i smartphone-ve në botë dhe ky përfundim erdhi pas analizimit të transportimeve ndërkombëtare në 3 mujorin e dytë të 2021 nga Canalys. Kompania kineze ka kapur 17% të tregut botëror duke lënë pas Apple që ka kapur 14%. Në vendin e parë renditet Samsung me 19% të tregut botëror.
Është disi e çuditshme se si Xiaomi arriti të rriste volumin e transportimeve gjatë këtij 3 mujori me 82% krahasuar me Q2 e vitit 2020, ndërkohë që Samsung rriti transportimet me 15% dhe Apple me vetëm 1%.
“Xiaomi po rrit në mënyrë tepër të shpejtë biznesin përtej oqeanit.” u shpreh Ben Santon nga Canalys, duke cituar rritjen e shitjeve në Evropën Perëndimore, Afrikë dhe Amerikën Latine. ”Avantazhi i këtyre pajisjeve është se kanë një çmim 40-75% më të lirë se Samsung dhe Apple respektivisht. Pra prioriteti për Xiaomi-n këtë vit është rritja e shitjeve për pajisjet me çmim më të lartë, si përshembull Mi 11 Ultra.”
Canalys thotë se gjatë Q2 shitjet u rritën me 12% në krahasim me vitin e kaluar. Kompanitë kanë përfituar nga situata mjaft e vështirë e Huawei, e cila në 2019 e la pas Apple, por tani gjendet në një situatë krejtësisht ndryshe pas sanksioneve të SHBA.
geek