Një pajisje e re që vihet rreth gishtave do të jetë në gjendje të shndërrojë lagështinë e gishtave tuaja në elektricitet ndërkohë që ju flini.
Ky prototip i zhvilluar nga shkencëtarët në University of California për momentin mund të gjenerojë energji shumë të vogla, dhe do të duheshin rreth 3 javë veshjeje konstante për të përfituar energji të mjaftueshme për të karikuar një smartphone, por besohet se në të ardhmen do të arrihet rritja e këtij kapaciteti.
Gjatë testimeve shkencëtarët zbuluan se veshja e kësaj pajisjeje për 10 orë në vetëm një gisht arrinte të gjeneronte energjinë 400 milixhaul, aq sa për të mbajtur në punë një orë për 24 orë.
Shumica e produkteve në treg që prodhojnë energji kërkojnë që përdoruesi i tyre të performojë një aktivitet intensiv ose varen nga burime të ndryshme si energjia e diellit ose ndryshimet e mëdha në temperaturë. Por kjo teknologji e re përdor një sistem pasiv për të gjeneruar elektricitet nga djersa që gjendet në gishtat tuaja falë një materiali sfungjeri, i cili mbledh djersën dhe konduktorët bëjnë proçesimin.
Përveç rasteve kur flini gjatë natës, ato mund të përdoren dhe ndërkohë që ju dërgoni mesazhe me miqtë tuaj ose duke luajtur pianon. Në këtë mënyrë do të sekretohet më tepër djersë në gishta dhe do të rritet sasia e energjisë së prodhuar.
geek