Vera tashmë ka ardhur! Me rritjen e temperaturave, kalojmë më shumë kohë jashtë dhe për këtë arsye duhet të mbrohemi.

Mos harroni se çdo ditë duhet të përdorni mbrojtje kundër rrezeve të diellit. Faktori për mbrojtje nga dielli (Sun Protection Factor – SPF) është njësi matëse për efektin mbrojtës nga dielli që mbron nga rrezatimi UV. Na tregon se sa kohë mund të kaloni në diEll kur e përdorni atë. Formula është e thjeshtë: në diell mund të kaloni 10 minuta pa u djegur, SPF 15 do ju mundësojë të kaloni 15 herë më shumë kohë, pra 150 minuta. Por, mos harroni, SPF vetëm sa e ngadalëson dëmtimin, nuk e ndalon atë tërësisht.

Prandaj aplikoni rregullisht dhe veshni rroba të lehta që të mbroheni.

PARANDALONI NJOLLAT
A e dini se njollat në fakt janë shenja të dëmtimit nga dielli?

Njollat formohen kur melanocitet, të cilat ndodhen në qelizat e lëkurës, prodhojnë tepër melanin. Ky pigment në mënyrë të natyrshme e mbron lëkurën nga rrezet UV, sepse e bën Atë të nxihet. Mbroni veten dhe të afërmit tuaj duke përdorur mbrojtje nga dielli vazhdimisht, sidomos në pjesët tet të cilat ka më shumë prirje për tu shfaqur njolla, si fytyra, supet dhe duart.

SA ËSHTË SASIA E MJAFTUESHME?
Është vërtetuar se pjesa më e madhe e njerëve aplikojnë vetëm 25-50% e sasisë së rekomanduar të mbrojtjes nga dielli. Mos u bëni edhe ju një nga ata. Aplikoni mbrojtje nga dielli në sasi sa një gotë e vogël, 15 minuta para se të dilni në diell. Mos harroni ta bëni të njëjtën gjë pas disa orësh, sidomos nëse notoni ose djersini.

MBRONI BUZËT 

Lëkura e buzëve tuaja gjithashtu mund të pësojë dëmtime nga rrezet e diellit. Prandaj mbroni ato me balzam për buzë me SPF.

Djegiet nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit: Trajtimi dhe parandalimi

Djegiet nga dielli – term për lëkurë të skuqur, të enjtur e me dhimbje të shkaktuar nga ekpozimi i tepruar ndaj rrezeve UV të diellit. Mund të jenë nga forma të lehta e deri në ato më të rëndat.

Shkalla varet nga tipi i lëkurës dhe koha e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit. Djegiet nga dielli janë faktor i rëndësishëm rreziku për paraqitjen e kancerit të lëkurës.

Për shkak të ndryshimit të intenzitetit të rrezatimit UV që kalon nëpër atmosferë, rreziku nga djegiet rritet me afrimin nga ekuatori. Sa më e madhe të jetë gjerësia gjeografike, aq më i vogël është intensiteti i rrezeve UV.

Nga minuta në minutë, sasia e rrezatimit UV varet nga këndi i diellit. Rreziku më i madh është në mesditë kur dielli ndodhet sipër nesh.

Fakte për djegiet

  • Djegiet shkaktohen nga drita UV e diellit.
  • Në disa raste djegiet mund të shkaktojnë shenja në lëkurë.
  • Evitimi i rrezeve të diellit dhe djegieve është më mirë se sa trajtimi i efektit të tyre.

Simptomat  

Simptomat dallojnë nga njëri person tek tjetri. Djegiet e vogla nuk shkaktojnë asgjë më shumë se një skuqje të lehtë të pjesëve të prekura të lëkurës. djegiet ekstreme mund të jenë të dhimbshme dhe të kërkojnë kujdes spitalor. Tek djegiet e rënda si simptoma mund të jenë:

  • ethet,
  • nauzea dhe të vjellat,
  • ligështi e përgjithshme e trupit.

Tek rastet ekstreme, mund të ketë edhe simptoma shoku, si p.sh.:

  • tension i ulët i gjakut,
  • alivani,
  • ligjështi e përgjithshme e trupit.

Djegie mund të paraqiten edhe për më pak se 15 minuta, por dëmtimi nuk është i dukshëm menjëherë. Pas ekspozimit, lëkura mund të skuqet për vetëm 30 minuta, por zakonisht zgjat 2-6 orë. Zakonisht, dhimbja është më e fortë 6-48 orë pas ekspozimit. Djegiet vazhdojnë të zhvillohen 24-72 orë, ndërsa ndonjëherë nga 3-8 ditë pas ekspozimit vjen deri tek qërimi i lëkurës.

Trajtimi

Është mjaft me rëndësi që trajtimi i djegieve të fillojë sa më parë të jetë e mundur. Djegiet mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të lëkurës dhe të rrisin rrezikun nga kanceri i lëkurës. Disa mënyra të thjeshta për ta qetësuar gjendjen e lëkurës pas djegieve; megjithatë, duhet pasur në mendje që mënyra më e mirë për zbutjen e vuajtjeve është që të mos vijë deri te djegia e lëkurës:

  • krema hidrokortizon – gjithashtu mund të ndihmojë për zvogëlimin e irritimit dhe kruarjes
  • pini ujë që të ndihmoni rihidratoni lëkurën
  • fluskat e vogla – mos i plasni. Nëse ndonjë nga ato plas, pastrojeni me ujë dhe pak sapun
  • mos përdorni piling për lëkurën
  • freskojeni lëkurën – mbuloni me leckë ose peshqir të lagët, ose bëni dush me ujët të ftohtë
  • evitoni daljen në diell – që të mos e përkeqësoni gjendjen edhe më shumë.

Diagnoza

Për djegie të lehtë nuk keni nevojë të vizitoni mjekun. Megjithatë, nëse ka simptoma të rënda, është me shumë rëndësi që të kërkoni ndihmë nga mjeku. Mjeku do ju bëjë pyetje për djegien dhe historinë mjekësore. Do ju bëjë një kontroll fizik dhe nëse keni djegie më të rënda, do ju udhëzojë te mjeku specialist për çrregullime të lëkurës ose te dermarologu.

Parandalimi

Mënyra më e mirë për të parandaluar djegien e lëkurës është që të minimizohet koha e ekpozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit:

  • të qëndrohet nën hije,
  • të mbahet kapele me strehe më të madhe,
  • ta mbrohen sytë me syze të errëta,
  • të evitohet dalja në periudhën më të nxehtë të ditës.

Mjetet për mbrojtje nga dielli, të vlerësuara si SPF 10, bllokojnë 90% të rrezatimit UV. Mjetet bashkëkohore për mbrojtje nga dielli përmbajnë filtra për rrezatimin UV. Rrezatimi nuk shkakton vetëm djegie, por edhe plakje të lëkurës dhe rrit rrezikun nga kanceri i lëkurës. Shume mjete për mbrojtje nga dielli sigurojnë një mbrojtje me spektër të gjerë, që do të thotë s ato mbrojnë edhe nga rrezet UV A edhe nga rrezet UV B. Hulumtimet kanë treguar se mbrojtja më e mirë arrihet me aplikimin e mjeteve mbrojtëse 15-30 minuta para ekspozimit, të cilit i pason edhe një aplikim 15-30 minuta pas fillimit të ekspozimit.