Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga vaksimi i cili po kryehet në shtëpitë e qytetarëve përmes grupeve të lëvizshme të punës.
Gjithashtu Manastirliu informon qytetarët se nga dita e nesërme do të nisë java e hapur e vaksinimit, ku çdokush mbi 18-vjeç që dëshiron të bëjë injektimin, mjafton të paraqitet në qendrën shëndetësore.
Postimi i plotë: Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.
Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend