Kandidati demokrat për kancelar në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, Armin Laschet kërkoi falje sot pasi u pa duke qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet.

“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë”, tha Armin Laschet përmes Tëitterit.

Në një moment gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet, videoja tregon Laschet dhe bashkëpunëtorin e tij duke folur dhe duke qeshur në sfond, gjë që shumë njerëz, për shkak të seriozitetit të situatës dhe momentit, e panë të papëlqyeshme.

“Mënyra në të cilën Armin Laschet, në momentin kur presidenti u drejtohet viktimave, po sillet në sfond është mosrespektim dhe meriton dënim”, i tha sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve, Lars Klingbeil, gazetës Bild.

Sipas sondazheve aktuale, Armin Laschet mund ta pasojë Angela Merkel në pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit.

fax