Policia në Tajlandë ka gjobitur për thyerje karantine një burrë i cili ishte rrëmbyer.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në tetor të 2020, kur burri i identifikuar me mbiemrin Chen u kthye në ishull nga Hong-Kongu.
Ai kishte planifikuar të qëndronte në karantinë për 14 ditë në shtëpinë e mikut të tij në momentin që disa njerëz që miku i tij i kishte borxh hynë me forcë në apartament duke e rrëmbyer. Në fakt personat që e rrëmbyen e ngatërruan atë me mikun e tij i cili në atë moment nuk ndodhej në apartament.
Autoritet vendase më vonë deklaruan se gjoba u anullua pasi shpjegimi i burrit ishte i besueshëm.
Shteti tajvanez ka rregulla strikte sa i përket karantinës, pasi një person mund të dënohet deri në tetë mijë funte. Autoritetet tajvandeze përgjojnë telefonat e qytetarëve për të vërtetuar se ata po e respektojnë karantinën
Faxweb