Jeff Bezos është vendosur të shkojë “në buzë të hapësirës” këtë pasdite në fluturimin e parë me ekuipazh të raketës nën orbitale New Shepard të Blue Origin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi i Amazon do të shoqërohet nga vëllai i tij Mark, astronautja 82-vjeçare Ëally Funk dhe klienti i parë i kompanisë, adoleshenti holandez Oliver Daemen.
Duke folur para gazetarëve të hënën, Bezos tha se ai është ‘gati’ dhe jo nervoz, për udhëtimin dramatik.
Ai i tha CNN: “E di që do të më ndryshojë dhe jam i ngazëllyer për të zbuluar se si”.
Ekuipazhi do të fluturojë në lartësi mbi 100 mijë metra – më shumë se 20 km më shumë sesa udhëtimi i suksesshëm i Sir Richard Branson, me Virgin Galactic, javën e kaluar.
fax