Një ditë më parë, policia shqiptare publikoi pamjet se si dy makina luksoze, një Lamborghini dhe një BMW, bënin garë me shpejtësi skëterrë në aksin Vlorë-Fier.
Të dy mjetet po lëviznin me shpejtësi prej 225 kilometra në orë. Pasi nuk i ndaluan fillimisht policisë, makinat u kapën më vonë në një postbllok tjetër.
Mjeti Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse mjeti BMW me 120 mijë lekë. Të dy mjetet drejtoheshin nga shtetas nga Kosova. Për këtë incident ka shkruar edhe gazeta më e madhe zvicerane, Blick.
Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës.
Pronari i kompanisë nuk komentoi ngjarjen. Ai ishte me pushime dhe tha se nuk dinte asgjë për incidentin.
Kurse makina BMW i përket një kompanie pastrimi në Zvicër. Edhe bosi i saj nuk komentoi për ngjarjen, duke thënë se është me pushime.
fax