Sulmuesi anglez Jadon Sancho ka përfunduar transferimin e tij 73 milion paund te Manchester United nga Borussia Dortmund.

Sancho është lojtari i dytë më i shtrenjtë anglez i të gjitha kohërave pas Harry Maguire, i cili kushtoi 80 milionë paund. United ra dakord për tarifën, për 21-vjeçarin më 1 korrik.

“Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Dortmund-it që më dha mundësinë për të luajtur futboll në ekipin e parë, megjithëse e dija gjithmonë që do të kthehesha në Angli një ditë,” tha Sancho.

“Shansi për t’u bashkuar me Manchester United është një ëndërr e realizuar dhe unë mezi pres të performoj në Premier League.”

Përfundimi i marrëveshjes i jep fund ndjekjes së United për ish-lojtarin e Manchester City, Sancho. Të Kuqtë donin të nënshkruanin me sulmuesin verën e kaluar por nuk ranë dakord. Sancho shënoi 50 gola dhe regjistroi 57 asistime në 137 paraqitje për Dortmund.

(E.H/Faxweb.al)