Të gjithë smartphone-t ruajnë jetëgjatësinë e baterisë duke fikur ekranin ndërkohë që ai nuk është duke u përdorur. Megjithatë ne shpesh herë na ndodh të na fiket ekrani i smartphone-it kur jemi duke lexuar një shkrim të gjatë.
Nëse ju keni një Samsung dhe po “vuani” nga ky problem ne e kemi gati zgjidhjen, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm.
- Fillimisht do të na duhet të hapim aplikacionin Settings
- Tani duhet të klikojmë në kategorinë Advanced features
- Në ekran do të shfaqet një opsion Motions and gestures
Me aktivizimin e këtij shërbimi jetëgjatësia e baterisë mund të ndikohet pak pasi kamera selfie do të përdoret për të ndjekur lëvizjen e fytyrës tuaj dhe për të kuptuar nëse ju po shikoni ekranin apo jo.
Për të gjithë personat që kanë një smartphone Pixel, mjafton të kërkojnë në aplikacionin Settings për opsionin Screen Attention dhe ta aktivizoni atë.
geek