Martesa e Britney Spears me mikun e saj të fëmijërisë dështoi fill pas 55-orësh kur ata i thanë njëri-tjetrit “Po, përgjithmonë”.
Tashmë, që këngëtarja është futur në një betejë ligjore me babanë e saj dhe disa të vërteta po dalin në dritë, edhe ish-bashkëshorti i saj ka vendosur që të flasë duke u shprehur se ishin disa forca kontrolluese që i detyruan që ata t’i jepnin fund martesës së tyre vetëm pas 55 orësh.
“Disa burra veshur me të zeza, së bashku me nënën e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes erdhën dhe na bënë të firmosnin një dokument nën presion për t’i dhënë fund martesës. Ne nuk donim ta anulonim. Ata na gënjyen. Ajo ishte e gjitha për të kontrolluar Britney-n dhe paratë e saj”-është shprehur Jason.
“Ajo ka jetuar një makth shumë më keq sesa çdokush mund ta imagjinojë për shumë më gjatë sesa njerëzit e kuptojnë”-vazhdon më tej ai.
Ai ka shtuar se familjarët e Britney-t e kanë mashtruar për t’i dhënë fund martesës, sepse sipas tyre nëse ata do të vazhdonin të qëndronin bashkë mund t’i shkatërronin karrierën Britney-t.