Kryeministri Zoran Zaev deklaroi në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup se nisma rajonale mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë përmban katër liritë e BE-së.

Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera” tha Zaev.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk duhet të presim nga të tjerët, referuar BE-së, por të marrim vetë fatin tonë në dorë.

Të gjithë jemi në rrugëtimin drejt BE-së, por nuk jemi naiv të mendojmë se dikush do të punojë për shtetet tona.

Qytetarëve tanë duhet t’u dëshmojmë që jemi të aftë të mendojmë për vetveten dhe të mos presim që dikush do të na udhëzojë apo drejtojë, të marrim përsipër fatin tonë” tha ai./ Abcnews.al