Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të ngrohtë, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.
Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen, Meta theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.
Ilir Meta: Kënaqësi të prisja sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Mustafa Sentop. Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri.
Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit.
Më herët, Sentop u takua edhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa më pas do të takohet edhe me kryeministrin Rama.
ora tv