Elbasan/ Informacion paraprak Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një grant dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.