Home ELBASANI SOT VIDEO/LUNIKU PERLA E “FSHEHUR” E ELBASANIT

VIDEO/LUNIKU PERLA E “FSHEHUR” E ELBASANIT

44

Vendi turistik me peizazhe të mrekullueshme

Qarku i Elbasanit ofron një sërë pikasht të bukura turistike .Shumë prej tyre janë tashmë të njohura dhe prej dekadash frekuentohen nga turistë të shumtë.

Një nga pikat e cila duket se shumë shpejt do të kthehet në një atraksion turistik jo vetëm nga turistët vendas por gjithashtu ata të huaj është edhe Luniku në fushë-Letëm.

I ndodhur në bashkinë e Librazhdit Luniku premton të jetë një tjetër destinacion që do të kthehet në pikë referimi për turizmi si veror ashtu edhe dimëror.

Si një mënyrë për të promovuar këtë zonë Bashkia e Librazhdit organizon çdo vit festën e Lunikut ku qindra qytetarë nga të gjithë trevat marrin pjesë.Luniku është vendi ideal për të zhvilluar piknikë apo sporte të ndryshme.

Natyra e mrekullueshme këtu ofron peizazhe përrallore që janë ideale për të kaluar orët e nxehta të verës. Ajri i pastër i ndërthurur me aromën karakteristike të luleve e cicërimat e zogjve, qyqes, gjelit të egër, bilbilave etj. Të fusin në një botë tjetër, diverse nga ajo që përjetojmë çdo ditë.