Mbrëmjen e djeshme banorët e zonës në Daullas të Fierit u vunë flakën mbetjeve urbane pasi Bashkia nuk i kishte hequr prej ditësh duke bërë që të grumbulloheshin në zonat përkatëse dhe ata sot kërkojnë pastrimin e lagjes.
Prej 4 ditësh Bashkia nuk i pastron koshat e mbetjeve urbane nëpër njësitë administrative dhe kjo gjë është kthyer në mankth për banorët aq sa mbrëmjen e djeshme pak minuta pas mesnate ata i dogjën mbeturinat dhe zjarrëfikësja arriti menjeherë në vendngjarje për të mos rrezikuar banesat pranë.
Banorët e zonës në një prononcim për Fax News thanë se po u rrezikohet jo vetëm shëndeti i tyre nga era e keqe e mbetjeve por edhe jeta e tyre pasi ata mendojnë se persona të autorizuar nga Bashkia i dogjën mbeturinat për të mos i transportuar duke rrezikuar kështu banesat pranë.
” Lagjia jonë është kthyer në kosh mneturinash, po helmohemi, kemi 5 ditë kështu, kërkojmë të sjellin kosha mbeturinash. Në gjithë zonën ka vetëm 2 kosha dhe tymi që ka shkaktuar djegia e tyre po rrezikon ndotjen e qytetit. Nuk dimë kush përgjigjet sepse bashkia nuk merr plehrat, është e pabesueshme sepse as nje hërë në jave nuk vijnë dhe nuk kanë asnjë kusht, vijnë me 3 lopata, nuk kanë faj punëtorët po përgjegjësit”- u shpreh një banore e lagjes.
“Në cdo 3 4 shtëpi duhet të ketë kosha është zgjidhja e vetme. Unë jetoj këtu pranë dhe mu rrezikua shtëpia, ndoshta persona të autorizuar i vunë flakën per të mos i transportuar duke rrezikuar gjithë fshatin, rrezikohet shëndëti me këtë erë të keqe dhe jeta jonë me këto flakë “- tha një banor tjetër.