Ky shërbim i ri do t’i shndërrojë fotot në numra kompleks që ruhen në pajisjen e përdoruesit. Këto numra të veçanta do të krahasohen me një databazë të siguruar nga National Center for Missing and Exploited Children.

Duke bërë këtë analizim Apple po ndjek rrugën e gjigandëve të tjerë të teknologjisë si Google dhe Facebook, dhe po mundohet të arrijë një balancë midis sigurisë dhe privatësisë. Mirëpo disa nga përkrahësit e ruajtjes së privatësisë ngritën menjëherë shqetësimet e tyre në lidhje me këtë sistem.

“Apple po zëvëndëson sistemin standard të industrisë end-to-end encryption me një infrastrukturë mbikëqyrje dhe censurimi, i cili do të jetë i cënueshëm nga abuzimet jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën.” tha Greg Nojeim bashkë-drejtuesi i Security & Surveillance Project në Center of Democracy & Technology. “Apple duhet të heqë dorë nga këto ndryshime dhe të rikthejë besimin e përdoruesve në sigurinë e të dhënave që gjenden në pajisjet Apple dhe shërbimet e tyre.”

Në një postim në website Apple tha: “Kjo metodë është zhvilluar me privatësinë e përdoruesit në mend”. Qëllimi i Apple është të zbulojë imazhet identike dhe të ngjashme në pamje, dhe pse ato mund të jenë bërë crop, resize ose të kthyera në bardhë-e-zi.

geek