Një 40-vjeçar shqiptar kërcënonte partneren italiane duke i kërkuar 5 mijë euro për të mos publikuar videon kur kryenin marrëdhënie seksuale.

Gruaja, disa vjet më e madhe, nuk u frikësua dhe vendosi të raportonte gjithçka në polici.

Italiania duke qarë vajti në komisariat dhe tregoi gjithçka. Në një kohë shumë të shkurtër, Policia përgatiti një kurth për shqiptarin, i cili kishte dhe një grua. “Viktima” e shantazheve të tij, shkoi në një takim me një mikrofon të fshehur, ndërsa me vete kishte marrë dhe një pjesë të 5 mijë euro.

Kur shqiptari mori dhe numëroi paratë, zbuloi se ishin mangët, ndaj dhe nisi sërish me kërcënimet e tij duke kërkuar më shumë të holla, por menjëherë u prangos nga policia.

Fax