Reshje shiu dhe breshëri janë shënuar pasditen e sotme në qarkun e Kukësit.Bëhet me dije se reshjet kanë dhënë një ndihmesë në shuarjen e vatrave aktive të zjarrit, të cilat ekipet zjarrfikëse po mundohen t’i shuajnë që prej të premtes që lamë pasë.
Zjarri që përfshiu qarkun e Kukësit dogji rreth 2 mijë hektarë pyje dhe kulloto, ndërkohë që u shua plotësisht pasditen e sotme me ndihmën e natyrës.
Kujtojmë se situata më problematike u paraqit mbi tunelin e Kalimashit, ku flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar hyrjen në tunel.