Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Për pasojë, edhe për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë.
Gjithashtu për shkak të origjinës nga shkretëtira e Saharas parashikohet që cilësia e ajrit të jetë e dobët për shkak sasisë së lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/38 | diell |
| Kukës | 21/36 | diell |
| Lezhë | 13/37 | diell |
| Dibër | 19/34 | diell |
| Durrës | 22/37 | diell |
| Tiranë | 25/39 | diell |
| Elbasan | 23/40 | diell |
| Berat | 19/38 | diell |
| Vlorë | 21/38 | diell |
| Korçë | 20/33 | diell |
| Gjirokastër | 19/39 | diell |
| Sarandë | 19/34 | diell |






