Paraditen e sotme Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 30-vjeçarin Drinard Kraja pasi i gjetën në banesën e tij një kallashnikov, pistoletë sportive, 80 fishekë dhe municion luftarak.

30-vjecari, banues në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës u arrestua në flagrancë pas kontrollit të kryer në banesën e tij ku i sekuestruan të gjitha armët pa leje që posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shkodër
Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë pa leje në banesë.
Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia vë në pranga Drinard Kraja 30-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K. 30 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.