“Kanye West më mësoi në mënyrën më të mirë si të jem vetvetja dhe të jetoj momentin. Ai më mësoi të kisha më shumë vetëbesim dhe të mos më interesonte shumë se çfarë të tjerët mendojnë për mua”, u shpreh Kim.
Kujtojmë se para pak ditësh, Kanye West organizoi natën e dytë të eventit të shumëpritur për albumin e tij “Donda”, në studiumin Mercedez-Benz në Atlanta.
Pasi dalja e tij e parë ishte tepër e bujshme dhe u bë kryefjala e të gjitha mediave (sidomos sepse Kim ishte në radhët e para për ta mbështetur), reperi ka kthyer sërish të gjithë sytë nga vetja.
Kësaj here, gjatë performancave të tij Kanye u shfaq i veshur me të zeza nga koka tek këmbët dhe gjithashtu mbante një maskë në fytyrë.
Gjejeni pak kush u vesh matchy-matchy me të? Pikërisht ish-partnerja Kim Kardashian! Madje, ajo ndau foto në Instagram dhe ngriti edhe njëherë dyshimet për raportin e tyre.
Madje, gjatë performancës së tij, Kanye prezantoi një këngë të re nga albumi “Donda” që duket se ia dedikoi partneres. Fjalët e këngës ishin pikërisht këto:
“Ti erdhe këtu për të treguar që je ende e dashuruar me mua.”