Komisioni i Mbrojtjes Civile ka informuar përmes një komunikate zyrtare situatën e zjarreve në qarkun e Kukësit. Në njoftim bëhet me dije se situata e zjarrit në majën e Rrunës u rivendos nën kontroll, kjo fal 6 hedhjeve me ujë të bëra nga ajri nëpërmjet helikopterit.
Njoftim nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes
Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës ( Laku i mollave dhe Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është :
Megjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ullur intensitetin zjarrit.
Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë.Nga Prefektura Kukes eshte bere kerkese per nderhyrje perseri nga ajri per neser.