Përdorimi i vaksinës AstraZeneca për personat nën moshën 64-vjeç është aprovuar sot në Greqi.
Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Teodoridou, tha se të gjitha të dhënat ekzistuese në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca u shqyrtuan në takimin e këtij organi, raporton agjencia e lajmeve ANA.
Bordi beson se vaksina e AstraZeneca ka rezultate të mira për sa i përket sigurisë dhe aftësisë për të krijuar imunitet dhe të jetë shumë efektive, shtoi ajo.
Zyrtari i lartë i shëndetit shtetëror Marios Themistocles tha se “ka një vendim të Bordit Kombëtar që i jep shtetit ‘dritën jeshile’ për të përdorur vaksinën AstraZeneca në të gjithë Greqinë.”
Vaksinimi me vaksinën britanike pritet të fillojë pas 12 shkurtit.
Top Channel