Pasi kanë kaluar një natë në malin e shenjtë të Tomorit Peligrinët kryejnë ritet. Ata janë nga qytete të ndryshme te Shqipërisë por nuk mungojnë  edhe të huajt.

Një familje nga Italia shprehet se vijnë çdo vit dhe kanë marrë shumë bekime nga ky vend. “Jemi njerëz, kemi besim në zot, kemi shumë gjëra të përbashkëta. Bota është një edhe zoti një”,  është shprehur turisti Italian.

Ndërsa familjarët nga Durresi janë shprehur se këtu vijnë për t’u lutur për të patur sa më shumë shëndet mbarësi në shtëpitë e tyre.

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera rruga ka qenë e sistemuar megjithëse trafiku ka qenë disi rënduar. Sot është dita e dytë ndërsa ky pelugrinazh kulmon më 23 Gusht.

fax