Duke filluar nga dita e nesërme pritet të kemi ndryshim të kushteve meteorologjike.
Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të sjellë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime, këto më të përqendruara në jug të vendit.
Reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të mëngjesit në veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Në mesditë reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në veri dhe qendër ndërsa në jug reshje me intensitet të ulët. Era nga veriperëndim me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1- 2 deri në ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 19/32 | diell re shi |
Kukës | 17/28 | diell re shi |
Lezhë | 17/32 | diell re shi |
Dibër | 16/29 | diell re shi |
Durrës | 19/31 | diell re shi |
Tiranë | 22/33 | diell re shi |
Elbasan | 19/32 | diell re shi |
Berat | 14/34 | diell re shi |
Vlorë | 18/31 | diell re shi |
Korcë | 16/28 | diell re shi |
Gjirokastër | 16/33 | diell re shi |
Sarandë | 18/32 | diell re shi |