Pas ndjekjes si në filma, policia ka ndaluar shoferin që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton se efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe më pas është shoqëruar në Komisariat.

Shoferi po drejtonte mjetin tip Benz dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Gjatë ndjekjes nga policia ai ka rrezikuar me shpejtësi përgjatë segmentit Elbasan-Labinot disa makina. Drejtuesi është ndaluar në Labinot, pasi është rrethuar nga policia. g.v/abcnews.al