Xherdan Shaqiri është larguar nga Liverpool pas tre vitesh të suksesshëm, ku fitoi Champions League dhe Premier League, duke e bërë shqiptarin më të titulluar me trofe europian.
Stacioni i tij i radhës është Olympique Lyon, që e bleu për 12 milionë euro. Ditën e djeshme ai ka kryer vizitat mjekësore dhe së shpejti do zbresë në stërvitje. Mbrëmjen e djeshme ‘Shaq’ ka përshëndetur Liverpool dhe tifozët me një postim të shkurtër, por plot dashuri në Instagram.
“Tifozë të dashur dhe Liverpool FC. Do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e mrekullueshëm ‘Anfield’. Ju faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj! Gjithë të mirat, qëndroni të sigurt. Xherdani”, shkruan Shaqiri. /abcnews.al