Bledar Selmanaj është një emër i njohur për policinë e shtetit.
39-vjeçari ka qenë një ish i dënuar për vjedhje kurse sot akuzohet për vrasjen e Xhuljano Bulllarit, i cili u gjend i ekzekutuar brenda makinës me një plumb në kokë dhe 2 plumba në gjoks.
Ditën e sotme policia e shtetit ka arrestuar autorin e dyshuar si dhe ka sekuestruar armën e krimit tip pistoletë. Por 5 muaj më parë Xhuljano Bulllarit gjatë një intervistë për “Fax News” hidhte akuza të forta për spitalin e burgut të cilët e kishin lënë pa kujdes shëndetësor.
“Mbas një ore më bën një gjilpërë dhe më lë si qen në tokë. Të vetmit që nuk më lënë të vritem janë bashkëvuajtësit e mi shokët e dhomës. Nëse më shikoni sot ose në ditët në vazhdim se shenjat nuk ikin shumë shpejt, e kam kokën të çara të çara, mund të kem 30 të çara në kokë dhe në fytyrë. Këtu kërkojnë lekë të të bëjnë shërbimin, po pate lek dhe po je I fortë të japin shërbim. Unë kërkoj të bëj një ezhe koke dhe më thonë ta bëj te spitali amerikan nr.2, këta si duket janë të lidhur me ata pasi më thonë se nuk mund të bëhet te spitali shtetëror. Nuk më kanë kërkuar para në dorë por më thonë ta bëj ezhenë në privat, pasi në shtet më thonë që ka radhë dhe njëherë më thonë që është e prishur. Unë medikamentet mezi i kam siguruar vetë privatisht, një nënë që kam po më vdes nga Covidi dhe nuk kam njeri. Jam në gjendje shumë të rëndë dhe kërkoj ndihmën tuaj për problemin tim”, tha Selmanaj.
39 vjeçari Selmanaj është vënë sot në pranga me akuzën e vrasjes të 25 vjeçarit mbrëmjen e 20 gushtit. Zyrtarisht policia deklaroi se krimi ndodhi për motive të dobëta por burime bëjnë me dije se një nga motivet mund të jetë dhe prishja e pazareve të drogës. Selmanaj nuk e ka pranuar autorësinë e vrasjes pas arrestimit, por blutë bëjnë me dije se ndaj tij janë siguruar një sërë provash të pakundërshtueshme.
fax