Rikthehen emocionet në Champions League.

Shorti për garën më prestigjiozë në “Kontinentin e Vjetër” do mbahet nesër në orën 18:00 më Stamboll.
Ja gjithçka që duhet të dini për këtë short:

Janë 26 skuadra që janë kualifikuar automatikisht, ndërsa 6 të tjera do vijnë nga ‘play-off’.
Spanja ka pesë kualifikues, katër nga vendet e para në La Liga, plus Villarreal që fitoi Ligën e Evropës.

Spanjë: Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona, Sevilla Villarreal
Angli: Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea
Gjermani: Bayern Munich, RB Leipzig, Borussia Dortmund, Ëolfsburg
Itali: Inter Milan, AC Milan, Atalanta, Juventus
Francë: Lille, Paris St-Germain
Portugali: Sporting Lisbon, Porto, Benfica
Rusi: Zenit St Petersburg
Belgjikë: Club Brugge
Ukrainë: Dynamo Kyiv
Holandë: Ajax
Turqi: Besiktas
Zvicër: Young Boys
Suedi: MalmoPlus 3 emrat e tjerë që do mësohen sonte pas ndeshjeve kthyese.

Si do ndahen skuadrat në vazo?
Skuadrat do ndahen në katër vazo, me vazon e parë që ka Chelsean dhe Villarrealin.

Skuadrat e tjera përpos këtyre dyjave janë kampionët e gjashtë ligave në sezonin e kaluar: Manchester City, Atletico Madrid, Inter, Bayern, Lille, Sporting Lisbon.

Vazot e dyta, treta dhe katërta ndërtohen nga koeficienti i UEFA-së.

Si realizohet shorti?
Në këtë fazë, nuk lejohen që klubet nga i njëjti vend të përballen. Si për shembull, Manchester City nuk mundet të përballet me klubet e tjera angleze.

32 skuadrat do vendosen në tetë grupe nga katër ekipe secili.

Kur do nisin ndeshjet e fazës grupore?
Ndeshja e parë: 14/15 shtator
Ndeshja e dytë: 28/29 shtator
Ndeshja e tretë: 19/20 tetor
Ndeshja e katërt 2/3 nëntor
Ndeshja e pestë: 23/24 nëntor
Ndeshja e gjashtë: 7/8 dhjetor

Si funksionon kjo garë?
Dy skuadrat e para në grupe do avancojnë në fazën e 1/16.

Vendet e treta në grupe do bien në Ligën e Evropës në fazën 1/16, ku do përballen me skuadrat që kualifikohen nga Liga e Evropës.

Këtë vit finalja e Ligës së Kampionëve do zhvillohet në Rusi, më saktësisht në “St Petersburg Stadium” më 28 maj 2021.

fax