Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili dyshohet se i ka ofruar para një vajze të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
47-vjeçari rezulton njw person me precedentw penal pasi rezulton i dwnuar mw parw veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.