Situata me koronavirusin vazhdon të mbetet problematike në vendin tonë, duke qenë se në 24 orët e fundit janë identifikuar 1130 persona të prekur me Covid-19, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Shqetësues mbetet dhe numri i viktimave ditore, teksa Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 13 humbje jetë ditën e sotme.

Për sa i përket të shtruarve në spital, numri i shtretërve të zënë në katër spitalet Covid ka arritur në 431. Nga keta, 25 janë në terapi intensive, ndërkohë 12 janë të intubuar.

“COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4539 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1130 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1130

Të shëruar në 24 orë     656

Të shtruar në spitale     431

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore               4539

Testime totale            381,941

Raste pozitive             84,212

Raste të shëruara        50,875

Raste Aktive                31,891

Humbje jete                 1446

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18363

Fier     2689

Durrës    1731

Shkodër    1512

Vlorë     1487

Elbasan     1540

Lezhë    1115

Berat     936

Korçë    983

Gjirokastër 659

Kukës    465

Dibër     411

(E.H/Faxweb.al)