Dashi
Nuk keni përse të ndiheni në faj për dikë që po kalon një periudhë më të vështirë se ju. E vërteta e hidhur është se çfarëdolloj pengesash të jenë duke kaluar, janë vetë përgjegjës për të. Ndaj përse duhet të ndiheni fajtorë?
Demi
Mund të mërziteni nga veprimet e dikujt, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është që ta lini të rrjedhë natyrshëm, duke qëndruar indiferentë.
Binjakët
Dikush që do të njihni përmes shoqërisë sot, mund të kthehet në një person të rëndësishëm përgjatë muajve që do të vijnë. Romanca është e mundur, por mund të jetë edhe një marrëdhënie profesionale që do t’ju sjellë përfitime.
Gaforrja
Nëse nuk ndiheni të kënaqur nga ajo që pritet prej jush, atëherë është mirë që të flisni me partnerët e kolegët, t’ia bëni atyre të ditur se çfarë mendoni, përpara se të jetë shumë e vështirë për t’i ndryshuar gjërat. Nuk ka asgjë të keqe të pranosh se ke dyshime.
Luani
Javët e fundit e keni lodhur veten më shumë sa duhet dhe pavarësisht përfitimeve të dukshme, mos harroni se jeni njeri. Dikur duhet të ndalni dhe të bëni pak pushim.
Virgjëresha
Mos e mundoni veten më shumë sa duhet sot. Me afrimin e hënës së re, mundësi dhe oportunitete ju presin përpara. Nëse nuk e mbaroni dot një detyrë pa u lodhur më shumë sa duhet, atëherë hiqni dorë dhe shpenzojeni energjinë për diçka më të mirë.
Peshorja
Nuk ka rëndësi sa gjëra të këqija ndodhin në botë, ka ende gjëra të pozitive dhe shumë njerëz të mirë, ndaj mos u dëshpëroni. Fokusohuni tek ajo që shkon mirë, keni shumë gjëra për të ecur përpara.
Akrepi
Do ta keni të vështirë që të bindni dikë se ajo që po bëjnë është jo vetëm e gabuar, por e dështuar. Nëse nuk duan t’ju dëgjojnë, lërini të vazhdojnë. Dhe kur të vijnë duke u ankuar, injorojini.
Shigjetari
Nëse planet tuaja nuk janë të njëjta me axhendën e atyre që bashkëpunoni sot, mos kini frikë t’ia bëni të ditur se nuk do të ndiqni rrugën e tyre. Nëse përpiqen ta kthejnë këshillën e tyre në urdhër, buzëqeshni dhe largohuni.
Bricjapi
Po mendoni shumë për dikë kohët e fundit dhe kjo po kthehet në obsesion. Duhet ta hiqni nga mendja dhe t’i riktheheni normalitetit. Ka njerëz dhe çështje të tjera që kanë nevojë për vëmendjen tuaj.
Ujori
Mos e shpenzoni kohën duke diskutuar me njerëz që nuk do të bien kurrë dakord me ju, edhe nëse ia provoni që ajo që po thoni është e vërtetë. Ju më shumë se kushdo tjetër duhet ta dini shumë mirë sa e vështirë është të lini mënjanë atë që besoni e mendoni.
Peshqit
Me afrimin e hënës së re do të përballeni me shumë sfida e mundësi të reja, ndaj dhe duhet të jeni të gatshëm të adaptoheni. Mos u shqetësoni, ndryshimet do të jenë pozitive.