Ndalimi para 4 ditësh për vjedhje të përseritur te 34 vjeçarit Eduart Caushaj nga Patosi dhe lënia e tij në burg diten e sotme ka bere qe dy gra të semura, nena Vitore Caushaj 62 vjeçe dhe motra Brunilda 37 vjeçe te mbetet te pambrojtura.

Eduardi, si eshte i vetmi kujdestar i motres dhe nenes se tij ka mbetur ne burg, nderkohe qe motra e vitores, Dylbere Murgu, apelon per ndihme pasi eshte e martuar ne Bulqize dhe nuk i ndihmon dot .

Ajo i trembet faktit qe vajza mund te mbetet shtatezene, ndersa familja eshte pa buke, pa uje e drita. Dylberja i ben apel shtetit qe dy grate te shoqerohen ne spital, pasi jeta e tyre, nese qendrojne jashte eshte ne rrezik.

Edhe pse nene e bije jane kuruar dhe kane qene ne spital, kane qendruar nen kujdesin e mjekeve per nje kohe te shkurter. Dy grate e semura, ne pjesen me te madhe rrine ne rruge e per me teper jane edhe agresive. Djali i shtepise, Eduardi, u ndalua nga policia pasi akuzohet per vjedhjen e nje biciklete ne date 21 gusht te ketij viti, ndesa kete te shtune nga gjykata e Fierit i eshte dhene edhe “Arrest me burg”.

“Djali i motrës time ka rënë në burg. Ndoshta ka vjedhur një biçikletë, ka qenë i dehur. Janë të dyja nënë e bij të sëmura, me të meta mendore ka 20 vjet. Djali ka qenë shoqerues. Drita nuk kanë, ujë s’kanë, bukë nuk kanë. Ça do të bëhet me këto 2 gra. Ku do t’i çojmë, ku sh do t’i dali për zot. Unë nuk i ndihmoj dot se jam larg. Unë kam ardh sot për të qëndruar me to. Këto janë agresive, kanë shkuar në një lokal, kërkojnë bukë. Më tha ky pronari motra juaj është rrugave. Kam shkuar në polici, ata më thonë shko zgjidhini në një tjetër vend. Kam marrë dhe doktorët. Dajli është shoqeruesi i tyre. Si do veprohet me këto. Janë pa ushqime. Kërkuam mos kanë ndonjë lek, nuk kanë asgjë. Zgjidhjen e ka në dorë shteti. Ose t’i çojnë në spital, ose t’i sjelli ushqime. Djali të lirohet se nuk ka bërë kushedi çfarë. Ka qenë i dehur, ndoshta dhe nga stresi se nuk jetohet me këto dy gra. Unë e kam motër. Ato lekë që marrin, i përdorin për ilaçe. I mbajnë në spital dy javë, pastaj i sjellin ne shtëpi. Ua patën heq kempin fare. 300 milekë marrin gjithsej, ato i përdorin për ilaçe. Unë jetoj në Bulqizë jam larg. Jeta e tyre eshte e rrezikuar. Kam gjetur dy netë atë burrin këtu, këta ja dinë emrin shumë mirë se kush është. Për çfarë rri ti këtu i thashë mes dy grave të sëmura. Jo se kam denoncuar se isha te gjykata. Kam kërkesë për shtetin që të marrin vajzën. Kemi ardhur dhe kemi gjetur një burrë brenda, nuk isha në gjendje ta filmonim. E deklaroj hapur. Mund të ngelet vajza shtatzanë. Është 35 vjeçe, ndërsa motra nuk ngelet dot se është e vjetër. Vajza të rrijë në spital përgjithmonë”, bëri apel motra e grave me probleme mendore.

fax