Fitimi i këtyre aksioneve do të varej nga performanca e kompanisë gjatë drejtimit të tij, e cila pati një ecuri shumë të mirë gjatë kësaj kohe. Në tre vitet e fundit, aksionet e kompanisë u rritën me 191.83%. Gjithashtu çmimi për aksion i Apple u rrit me 1,200% që nga viti 2011.

Tashmë ai ka vendosur të shesë një pjesë të madhe të këtyre aksioneve me vlerë që tejkalon $750 milionë.

Në 2015 ai deklaroi se do të shpërndante të gjithë pasurinë e tij për bamirësi para se të vdesë, dhe ai është shumë i njohur për donacionet e tij të mëdha gjatë këtyre viteve. Vetëm disa javë më parë u publikuan disa dokumente ku Cook dhuroi aksione me vlerë $10 milionë për bamirësi.

Aktualisht ai ka një pasuri me vlerë rreth $1.5 miliardë sipas Bloomberg Billionaire’s Index. Ai i është bashkuar thirrjes së miliarderëve të tjerë si Bill Gates dhe Warren Buffet, të cilët themeluan Giving Pledge, e cila i bën thirrje personave të pasur të dhurojnë për bamirësi të paktën gjysmën e pasurisë tyre.

geek