Sipas MeteoAlb: MbetemI në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke kushtëzuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë. POR pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin shpeshtim të vranësirave kryesisht në zonat veriore duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës deri pasdite mbetet me mot të kthjellët. Por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Maqedonia e Veriut
Deri pasdite moti në MV paraqitet me kthjellime, por më pas vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të sjellin shira. Edhe nata vijon në të njëtat kushte atmosferike.
Rajoni dhe Europa
Vijojnë pjesërisht vendet e Europës Qëndrore dhe Lindja e kontinentit Europian do të paraqitet me vranësira, rrebeshe shiu. NDERSA kthjellimet do të dominojnë Vendet Nordike, Europën Perëndimore dhe Rajonin e Mesdheut. /abcnews.al