Pas më shumë se një viti pritje është publikuar para disa ditësh albumi i shumëpritur “Donda” nga Kanye West.
Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë.
Përmes këtij albumi, Kanye West po hedh më shumë dritë për ndarjen nga Kim Kardashian.
Thuhet se kënga “Hurricane” tregon tradhtinë ndaj ish-gruas pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Sipas prestigjiozes “Page Six”, burimet konfirmuan se në këngë reperi rrëfen pabesinë. Përkundër tradhtisë, nuk ishte kjo arsyeja e përfundimit të martesës gati 7-vjeçare pasi ata mirëpritën dhe 3 fëmijë të tjerë.
“Kënga është një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ka bërë gabim dhe marrja e përgjegjësisë për përfundimin e martesës.”, tha burimi.
Teksa të gjithë presin që Kim të distancohet nga Kanye, ajo e ka ndarë mendjen që do ta mbështesë deri në fund. Yllit të “KUWTK” nuk i bëjnë përshtypje aspak lajmet që qarkullojnë për të dhe Kanye-n lidhur me tradhtinë.
Ajo ka ndarë në Instagram disa poza nga koncerti i Kanye-s, ku ka shkuar për ta mbështetur siç bën gjithmonë. Kim ka pozuar me djalin e saj Saint, teksa shfaqen të dy të veshur me të zeza.
Kim Kardashian dhe Kanye West po përfliten prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duke drekuar.
Më vonë, Kim i shtoi benzinë zjarrit duke u shfaqur me një fustan nusërie në shfaqjen e albumit të reperit. Madje të pranishmit në event publikuan një video, në të cilën Kim dhe Kanye shfaqeshin duke u larguar bashkë të kapur për dore.
icon style